• +355 684850060
  • info.isalb@gmail.com

Vlerat dhe Objektivat

VLERAT

Vlerat themelore të I.S.A janë: Integritetit, vigjilenca, ndihma dhe transparenca. Ato shërbejnë si udhërrefyes për të gjithë punonjësit tanë në ndërtimin e besimit me klientët, kolegët dhe komunitetin përreth.

INTEGRITETI

Punonjësi i I.S.A është i ndershëm dhe me integritet, e rrjedhimisht atij i besohet të punojë pa mbikëqyrje në mjediset e klientit apo me sendet e çmuara te tij. Punonjësit e I.S.A nuk kompromentohen kurrë në kërkesën për integritet. Integriteti gjithashtu përfshin edhe shprehjen lirisht të mendimit, raportimin e pasaktësive dhe dhënien e informacionit pa rezerva. Integritetit eshte vlera kryesore mbi të cilat është ngritur dhe funksionon I.S.A.

VIGJILENCA

Profesionalizmi përmban shikimin, dëgjimin dhe vlerësimin. Punonjësit e I.S.A janë gjithmonë rë vëmendshëm dhe shpesh vërejnnë gjëra që i shpëtojnë të tjerëve. Vigjilenca e tyre është e nevojshme për të qenë të në gatishmëri ndaj rreziqeve të mundshme apo incidenteve që mund të ndodhin në mjediset e klientit.

NDIHMA

Sipas nevojës, punonjësit e I.S.A do të japin ndihmë edhe pse kjo mund të mos jetë drejtpërdrejt e lidhur me punën e tij/saj. Si pjesë e angazhimit të vazhdueshëm për të ofruar një jetë sa më të sigurtë, punonjësit e I.S.A do të ndihmojë gjithmonë në rast të një incidenti që kërkon ndërhyrje.

TRANSPARENCA

Ne jemi të përkushtuar për të patur një komunikim të hapur dhe të ndershëm me klientët, punonjësit, konkurentët dhe autoritetet ligjzbatuese.Trasparenca është ndër vlerat kryesore mbi të cilat është ngritur I.S.A.

MOTOJA

SIGURIA JUAJ, PROFESIONI YNË! BESOJANI SIGURINË TUAJ PROFESIONISTËVE TË VËRTETË TË SAJ

OBJEKTIVAT

FUSHAT E INTERESIT: Qëllimi ynë është ofrimi i një spektri zgjidhjesh për sigurinë ndaj individëve, bizneseve, korporatave, si dhe komuniteteve brenda territorit të Shqipërisë.

KLIENTËT: Ne bëjmë çdo gjë që mundemi për të ofruar shërbime të cilësisë maksimale për të fituar respektin dhe besimin e tyre.

PUNONJËSIT: Ne kemi krijuar një grup me oficerë sigurie profesionistë. Ne promovojmë trajnime në vazhdimësi dhe zhvillim profesional për t’u garantuar punonjësve tanë sukses individual dhe organizativ.

RRITJA: Ne garantojmë rritje të vazhdueshme duke ofruar shërbime cilësore dhe duke bërë çmos për të tërhequr dhe për të mbajtur punonjës që jo vetëm na ndihmojnë të realizojmë, por dhe të tejkalojmë pritshmëritë e klientëve tanë.

E ARDHMJA: Ne vazhdojmë të shtojmë progresivisht shërbimet tona në përputhje me nevojat e vazhdueshme për siguri.