• +355 684850060
  • info.isalb@gmail.com

Rregullore e Displines

Neni 1

Parime të përgjithshme

 

“SHPSF” “I.S.A” gjatë ushtrimit të veprimtarisë së saj i nënshtrohet parimeve të përgjithshme, si parimi respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut, i mosdiskriminimit, i ligjshmërisë, i profesionalizmit, objektivitetit dhe të detyrimit për të parandaluar cdo veper penale.

 

Neni 2

Objekti

Kjo Rregullore percakton rregullat per funksionimin normal te aktivitetit te “I.S.A” ne perputhje me kodin e etikes dhe ne zbatim te legjislacionit ne fuqi si dhe percakton Parime, norma dhe rregulla të sjelljes e të etikës së personelit të I.S.A kategoritë dhe llojet e shkeljeve disiplinore si dhe masat disiplinore

 

Neni 3

Qëllimi

 

Kjo Rregullore ka për qëllim rregullimin e veprimtarisë së shërbimit privat të sigurisë fizike,  të unifikojë veprimtarinë e ISA si dhe të përcaktojë mënyrën e zbatimit në praktikë të ligjit, parimeve, normave, rregullave në fushën e disiplinës.

 

Neni 4

Misioni

 

Sigurimin dhe mbrojtjen e jetës dhe të shëndetit të personave fizikë, shtetas shqiptarë ose të huaj;

Sigurimin e objekteve publike e private në pronësi ose në përdorim të personave fizikë e juridikë, që ushtrojnë veprimtari në Republikën e Shqipërisë.

Shoqërimin e vlerave monetare e materiale ose të sendeve të çmuara gjatë transportimit të tyre.

 

Neni 5

Perkufizime

Në këtë Rregullore termat e mëposhtëm kanë këto kuptime.

 

  1. “Rregullore” eshte teresia e normave, rregullave akteve normative në fuqi, të detyrueshme për t’u zbatuar qe normojne punen dhe aktivitetin e sherbimit privat te sigurise fizike te “I.S.A” sh.p.k
  2.  “SHPSF” (shërbimi privat i sigurisë fizike)” është shërbimi që ofrohet nga subjekti privat i licencuar për sigurimin e objekteve shtetërore, private, personave, si dhe të veprimtarive social-kulturore, sportive, fetare, të vlerave monetare, materiale dhe sendeve të çmuara gjatë
  3.  “I.S.A” eshte International Security Albania
  4.  “Titullar i subjektit” është përfaqësuesi ligjor i subjektit.
  5. Drejtuesi teknik i SHPSF-së është drejtuesi më i lartë teknik i shoqërisë për drejtimin, menaxhimin dhe kontrollin e veprimtarisë së shërbimit privat të sigurisë fizike.
  6. “Qendra e menaxhimit dhe kontrollit” është ambienti me mjete/pajisje që shërben për menaxhimin, kontrollin e veprimtarisë private të sigurisë fizike
  7.  “Punonjësi i shërbimit” është shtetasi i certifikuar në fushën e shërbimeve private të sigurisë fizike.
  8. Certifikatë” është dokumenti, që i jepet titullarit të subjektit, drejtuesit teknik dhe punonjësit të shërbimit, i cili vërteton aftësinë e tyre për ushtrimin e detyrave përkatëse.
  9.  “Objekti në sigurim” janë personat, objektet e hapura dhe të mbyllura ku ushtrohet shërbimi privat i sigurisë fizike.
  10.  “Pajisjet e shërbimit” janë pajisjet e miratuara sipas akteve ligjore e nënligjore të nevojshme për përmbushjen e detyrës.
  11.  “Pajisjet elektronike” janë pajisjet audio dhe video që përdoren në funksion të qëllimit të këtij ligji.
  12.  “Përdorimi i armës” është e drejta që i jepet punonjësit të këtij shërbimi për të përdorur armët e zjarrit, në zbatim të ligjit në fuqi.
  13.  “Përdorimi i forcës” është e drejta që i jepet punonjësit të këtij shërbimi për përdorimin e forcës fizike, si dhe për përdorimin e pajisjeve të shërbimit, gjatë përmbushjes së detyrës.

 

Neni 6

Zbatueshmeria

 

Kjo rregullore, ne cdo nen te saj eshte e detyrueshme dhe e pa negociueshme per zbatim nga te gjithe punonjesit e ISA.

 

Neni 7

Autoriteti me i larte i kompanise eshte  Administratori

 

Neni 8

Detyrime të përgjithshme

 

Personeli i ISA duhet të zbatojë detyrimet e përgjithshme si më poshtë:

  1. Te ruaje dhe te mbroje jeten dhe pronen e klienteve te cileve iu sherbejne. Ata nuk duhet qe direkt apo indirekt te perdorin ose te lejojne te perdoren pasurite e klienteve jashte qellimeve ligjore te tyre.
  2. Te ruaje dhe te mbroje pasurine e “I.S.A”, ndalohet qe direkt apo indirekt te perdoren ose te lejojne te perdoren pasurite e “I.S.A”  jashte qellimeve ligjore dhe objektit te saj.
  3. Te mbaje veshje te rregullt gjate orarit te punes si edhe te kujdeset per uniformen e tij.
  4. Të informojë menjëherë mbi shkeljet apo veprat penale, për të cilat ai merr dijeni.
  5. Të raportojë çdo informacion të marrë i cili ka lidhje me kryerjen më parë ose përgatitjen për kryerjen e një vepre penale.
  6. Të informojë menjëherë eprorin, nëse ndaj tij ka filluar një procedim penal.
  7. Të raportojë tek eprorët çdo ankesë të marrë në lidhje me sjelljen e një punonjësi tjetër të I.S.A.
  8. Të mos mungojë në shërbim/punë apo të largohet nga vendi i shërbimit.
  9. Të kontrollojë vendin ose territorin para se të fillojë shërbimin dhe sa më shpesh të jetë e mundur.
  10. Ai duhet të raportojë për çdo situatë që ka tërhequr vëmendjen e tij apo kërkon ndërhyrjen e ndonjë institucioni tjetër si policia, zjarrfikesja, ambulanca.
  11. Të japë/marre urdhra/udhëzime të qarta që kanë lidhje me detyrën dhe, si epror, të sigurohet që vartësi i tij i ka kuptuar.
  12. Të kontrollojë zbatimin e urdhrave të dhëna ndaj vartësve si dhe kryerjen e detyrës/shërbimit.
  13. Të mos përdorë pajisje elektronike për regjistrimin dhe/ose filmimin e bisedës me eprorët, vartësit, kolegët dhe cdo qytetar, për çfarëdolloj arsyeje, pa dijeninë e tyre

 

Neni 9

                                                                      Punesimi          

 

Menyra e marrjes ne pune te punonjesve, kriteret qe ata duhet te permbushin jane te percaktuara ne kontraten individuale te punes dhe parashikohen ne Kodin e Punes dhe legjislacionin perkates per SHPSF-te. Marredheniet e punes dhe detyrimet midis paleve rregullohen me kontrate individuale te punes midis punedhenesit dhe punemarresit.

Asnje person nuk mund te filloje punen pa qene i certifikuar nga autoritete kompetente si edhe pa plotesuar te gjitha detyrimet paraprake qe i kerkon Kodi i Punes.

 

Neni 10

Ndalime të përgjithshme për punonjësit

Gjatë kryerjes së detyrës/shërbimit punonjësit i ndalohet:

  1. Ushtrimi i funksioneve i ndikuar nga bindjet e tij politike ose nga interesat personale ose shoqërore.
  2. Punësimi ose kryerja e veprimtarive private te tjera, të cilat pengojnë plotësimin e kërkesave të detyrës.
  3. Përdorimi, shpërndarja apo vendosja në automjetet ose në ambientet ku kryen sherbim e literaturës, simboleve apo reklamave të organizatave fetare apo politike.
  4. Lejimi i personave nga organizata të përcaktuara në pikën 3 të këtij neni të bëjnë propagandë në automjetet ose në ambientet ku kryhet sherbimi.
  5. Përdorimi i pijeve alkoolike kur është në detyrë/shërbim ose kur është me uniformë.
  6. Shprehja e kritikave publike për agjensite ligjzbatuese apo kompanine, nxitja e thashethemeve në forma te ndryshme që cenojnë imazhin e institucioneve te vendit.
  7. Dhënia personave të paautorizuar e informacioneve që disponojnë ose me të cilat njihen për shkak të detyrës
  8. Kërkimi apo pranimi i shpërblimit në të holla ose në mënyra të tjera, të dhuruar si rezultat i çfarëdo shërbimi ose për shkak të tij.
  9. Kërkimi apo pranimi i ndikimit apo ndërhyrjes së personave të tjerë për qëllime perfitimet private dhe personale.
  10. Përdorimi i automjeteve të kompanise për qëllime private gjatë apo pas kryerjes së detyrës,
  11. Dhënia e uniformës, dokumentit të kompanise ose pajisjeve të tjera  personave të tjerë.
  12. Përdorimi i substancave të paligjshme dhe lëndëve narkotike.
  13. Pirja e duhanit në ambiente të ndaluara me ligj si dhe gjatë shërbimit.
  14. Paraqitja në detyrë/shërbim në gjendje të dehur ose nën efektet e substancave stimuluese
  15. Kryerja e veprimeve të pahijshme.
  16. Shkelja e rregullave të mbajtjes dhe përdorimit të armëve.

 

Neni 11

Detyrimet dhe normat e sjelljes jashtë detyrës/shërbimit

 

Personeli i kompanise, jashtë detyrës/shërbimit, duhet:

  1. Të ketë sjellje dinjitoze, në mënyrë që të mos cenohet imazhi i kompanise.
  2. Të mos përdorë uniformën e kompanise në ambiente publike si tregje të ndryshme, restorante, bare, plazhe, lojëra fati si dhe në ambiente të tjera që nuk kanë lidhje me detyrën që kryen.
  3. Të mos përdorë apo ekspozojë pajisje/shenja të kompanise si dhe të mos ia japë ato personave të tjerë.
  4. Të mos përdorë uniformën, për arsye që nuk lidhen me shërbimin/detyrën ose për përfitime/privilegje të ndryshme për vete ose për të tjerët.

Neni 12

Detyrimet dhe normat e sjelljes gjatë detyrës/shërbimit 

Personeli i kompanise gjatë detyrës/shërbimit duhet të zbatojë detyrimet dhe normat e sjelljes si më poshtë:

  1. Të përmbushë dhe zbatojë detyrat në përputhje me parimet, procedurat dhe rregullat mbi bazën e të cilave funksionon I.S.A.
  2. Të realizojë detyrat sipas rëndësisë që kanë duke filluar nga mbrojtja e jetës, shëndetit dhe pronës.
    1. Të respektojë te drejtat, dinjitetin dhe integritetin e çdo individi.
    2. Te respektoje, eprorin, drejtuesit e kompanise si dhe stafin e kompanise ku eshte me sherbim.
    3. T’i trajtojë në mënyrë të barabartë personat dhe të kryejë detyrat pa diskriminim për shkak të gjinisë, racës, ngjyrës, gjuhës, besimit, etnisë, bindjeve politike, fetare, orientimit seksual, gjendjes ekonomike, arsimore, sociale.
    4. T’i trajtojë qytetarët, kolegët klientet me mirësjellje dhe respekt, duke mënjanuar qëndrimin dhe fjalorin abuziv e fyes.
    5. Të kujdeset që personave të sëmurë t’u ofrohet përkujdesje mjekësore.
    6. Të përdorë uniformën, shenjat dhe simbolet e I.S.A në mënyrën duhur dhe vetëm gjatë kryerjes së detyrës.
    7. Të mos japë informacione dhe/ose të klasifikuara, për të cilat ka marrë dijeni gjatë kryerjes së detyrës.
    8. Të administrojë në përputhje me rregullat dhe të ruajë nga çdo dëmtim armatimin, pajisjet dhe mjediset që i janë dhënë në përdorim për ushtrimin e detyrës.
    9. T’u bindet urdhrave të eprorëve në linjën hierarkike dhe të kryejë detyrat e dhëna në përputhje me ligjin.
    10. Të përdorë armët e zjarrit në përputhje me legjislacionin në fuqi.
    11. Të mos përdorë pije alkoolike apo lende te ndaluara gjatë punës/shërbimit apo në rastet kur është me uniformë.
    12. Të kthejë sendet në përdorim ose të marra për shkak të detyrës.
    13. Të mos shkelë kërkesat, rregullat dhe normat gjatë kryerjes së detyres
    14. Të mos shkelë ose të mos ushtrojë kompetencat e policisë.

Neni 13

Shkeljet e rënda disiplinore

 

Shkelje e rëndë disiplinore mund të konsiderohet veprimi ose mosveprimi i punonjësit të kompanisë, që bashkëpunon me të ose atij që nxit kryerjen e shkeljeve të mëposhtme:

  1. Fshehja ankesave;
  2. Moskthimi i sendeve në përdorim ose të marra për shkak të detyrës;
  3. Kryerja e veprimeve të pahijshme.
  4. Moszbatimi i urdhrave të ligjshëm që ka sjellë pasoja;
  5. Dhënia ose publikimi i paautorizuar i informacioneve që disponon për shkak të detyrës;
  6. Kërkimi ose pranimi pa autorizim përkatës i çdo lloj shërbimi ose dhurate;
  7. Përdorimi i detyrës si punonjës sigurie për interesa private;
  8. Shkelje ose ushtrimi i kompetencave të policisë se shtetit;
  9. Përdorimi i paligjshëm ose i paarsyeshëm i forcës;
  10. Përdorimi i armëve të paautorizuara;
  11. Përdorimi i armës në mënyrë të paligjshme;
  12. Mbajtja e armës së zjarrit në kundërshtim me normat dhe rregullat e vendosura;
  13. Dëmtimi, shpërdorimi ose humbja e pronës së kompanisë;
  14. Drejtimi i automjetit nën efektin e alkoolit ose lëndëve narkotike;
  15. Paraqitja në detyrë/shërbim nën efektet e alkoolit ose lëndëve narkotike;
  16. Përdorimi i pijeve alkoolike’ gjatë punës/shërbimit dhe në rastet kur është me uniformë;
  17. Përdorimi i lëndëve narkotike;
  18. Ngacmimi seksual
  19. Përsëritja mbi tri herë brenda vitit e shkeljeve të lehta disiplinore për të cilat është ndëshkuar.

Neni 14

E drejta e mbajtjes së armëve të zjarrit dhe municionit

 

Në veprimtarinë e sigurisë fizike, të drejtën e mbajtjes së armëve të zjarrit dhe municionit, vetëm gjatë kryerjes së detyrës, e kanë drejtuesi teknik dhe punonjësit e shërbimit.

Lloji i armëve të zjarrit dhe municionit të tyre që jepen për mbajtje miratohen nga Policia e Shtetit, në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi.

 

Neni 15

Përdorimi i armës së zjarrit

 

Punonjësi i shërbimit, vetëm gjatë kryerjes së detyrës të SHPSF-së, e përdor armën e zjarrit në kushtet e mbrojtjes së nevojshme dhe të nevojës ekstreme.

Titullari i subjektit, drejtuesi teknik, punonjësi i shërbimit, janë të detyruar të njoftojnë menjëherë në Policinë e Shtetit për përdorimin e armës së zjarrit dhe të mos largohen nga detyra.

Neni 16

Dokumenti i identifikimit

 SHPSF-së ka për detyrë të pajisë çdo punonjës të shërbimit me dokument identifikimi. Punonjësi i shërbimit ka për detyrë ta mbajë dokumentin e identifikimit në vend të dukshëm vetëm gjatë kryerjes së detyrës dhe ta paraqesë atë sa herë i kërkohet për identifikim. Pas ndërprerjes së marrëdhënies së punës me subjektin, punonjësi i shërbimit detyrohet të dorëzojë dokumentin e identifikimit.

Neni 17

Uniforma e punonjësit të shërbimit

Uniforma e punonjësit të shërbimit të SHPSF-së mbahet dhe përdoret vetëm gjatë kryerjes së shërbimit.

Në uniformë duhet të vendosen, sipas përkatësisë, shenjat dalluese, emblemat, stemat, numri identifikues, të cilat tregojnë identitetin e subjektit dhe të punonjësit të shërbimit. Uniforma dhe elementet përbërëse të saj nuk duhet të jenë të ngjashme me strukturat e Policisë së Shtetit.. Pjesët përbërëse të uniformës, paraqitja e jashtme e punonjësit të shërbimit, gjatë kryerjes së detyrës, mjetet sinjalizuese, pamore/zanore.

 

 

Neni 18

Përdorimi i forcës

Punonjësi i shërbimit i SHPSF-së përdor forcën fizike,  pajisjet dhe mjetet e tjera, të dhëna për përmbushjen e detyrës, vetëm kur kjo është e nevojshme dhe nëse masat e tjera nuk kanë dhënë rezultat, në përputhje me kriteret e përshkallëzimit të saj. Punonjësi i shërbimit përshkallëzon nivelin e nevojshëm të përdorimit të forcës, duke filluar nga bindja me fjalë, shtrëngimi fizik, deri te shkopi i gomës.

Punonjësi i shërbimit duhet të paralajmërojë se do të përdorë forcën para përdorimit të saj.

Të dëmtuarit nga përdorimi i forcës i jepet ndihma e parë mjekësore, në rast se kjo është e nevojshme dhe e mundshme. Struktura e policisë vendore duhet të vihet në dijeni për çdo rast të përdorimit të forcës.

 

Neni 19

Konflikti i interesit

Titullari i SHPSF-së, drejtuesi teknik dhe punonjësi i shërbimit nuk mund të jetë njëkohësisht punonjës i strukturave të ministrisë përgjegjëse për rendin dhe sigurinë publike, ushtarak i Forcave të Armatosura, punonjës i Shërbimit Informativ të Shtetit si dhe punonjës i Policisë së Burgjeve. Titullari i SHPSF-së nuk duhet të ketë lidhje interesi, pasurore, ose vetjake jo pasurore me zyrtarin, i cili certifikon ose licencon veprimtarinë e Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike.

Neni 20

Administrimi i të dhënave

SHPSF detyrohet, sipas këtij ligji, të mbajnë e të administrojnë të dhënat dhe treguesit kryesorë të veprimtarisë të së tyre. Subjektet e licencuara duhet të sigurohen që përpunimi i të dhënave është në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale. SHPSF-së eshte e detyruara të jape çdo informacion të administruar në bazën e të dhënave të tyre kur ato kërkohen nga Policia e Shtetit, si dhe nga çdo agjensi ligjzbatuese publike.

Neni 21

Pajisjet për shërbimin e sigurinë private

SHPSF eshte e detyruara të përdore mjete dhe pajisje elektronike në veprimtarinë e sigurisë fizike. Të dhënat e siguruara nga përdorimi i këtyre pajisjeve ruhen dhe administrohen nga subjekti për një periudhë gjashtëmujore. Pajisjet dhe të dhënat e siguruara nga përdorimi i tyre vihen në dispozicion sa herë që kërkohen nga Policia e Shtetit, organet e prokurorisë, në përputhje me qëllimin e përpunimit, sipas legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale.

Neni 22

Mungesat ne pune

Mungesat pa arsye ne pune jane te papranueshme.

Kur punonjesi ka arsye te parashikuar ne kontraten kolektive te punes duhet te njoftoje me shkrim.

Punonjësi i sëmurë, me raport mjekësor ose i shtruar në spital, duhet të njoftojë eprorin e tij sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se 24 orë.

Kur punonjesi mungon per arsye shendetesore 1 – 14 dite eshte i detyruar te paraqese raportin mjeksor prane zyres se finances qe diten  e paraqitjes ne pune. Ne te kundert mungesat perllogariten te paarsyeshme, per rrjedhoje edhe te papagueshme.

Per nje kohezgjatje me te madhe raporti mjeksor, kompania nuk pergjigjet per pagesen e metejshme ( mbi 14 dite) te raportit mjeksor.

Cilido qe paraqitet me vonese ne pune pa arsye apo pa leje paraprake i nenshtrohet mases disiplinore

Ne rast te 3 dite rrjesht mungese e paarsyeshme personi quhet i vetepushuar nga puna.

Neni 23

Shkeljet disiplinore

 

Shkelje disiplinore vlerësohet çdo veprim, mosveprim, sjellje apo qëndrim që bie në

kundërshtim me ligjin, si dhe me aktet normative që parashikojnë kryerjen e detyrave nga punonjesit te sherbimit privat te sigurise.

Shkeljet ose moszbatimi i Kodit  te Etikës, Kodit te Shendetit dhe sigurise, Rregullores se Brendshme, parimeve, normave dhe rregullave cojne ne masa disiplinore

Neni 24

Masat disiplinore për punonjësit

 

Ne qoftese gjate kryerjes se punes dhe sherbimit ndaj “I.S.A”, kryen nje shkelje qe eshte ne kundershtim me parimet baze te etikes, do te ndeshkohet ne varesi te shkalles se shkeljes ne mase displinore ose ekonomike, si vijon;

Masa disiplinore

  1. keshillim
  2. verejtje
  3. heqje nga ditet e lejes se zakonshme
  4. heqje e dites se punes
  5. verejtje me paralajmerim per largim nga puna
  6. largim nga puna