• +355 684850060
  • info.isalb@gmail.com

POLITIKAT E SHËNDETIT DHE SIGURISË NË PUNË

1.      QËLLIMI

Ky dokument jep kuadrin e Shëndetit dhe Sigurisë [këtej e tutje e përmendur si SH&S] që kompania jonë ka vendosur në zbatim të legjislacionit shqiptar në fuqi. Qëllimi ynë është të ofrojmë një mjedis pune të sigurt e të shëndetshëm për punonjësit tanë dhe çdo person tjetër që preket nga ky organizim. Parandalimi, si masë fillestare e kujdesit, është element i rëndësishëm i procesit të vendimmarrjes.  Përmes drejtuesve të nivelit të lartë dhe të mesëm, kompania zotohet të sigurojë, për sa është praktike dhe e arsyeshme, Shëndetin dhe Sigurinë për të gjithë punonjësit e vet për sa kohë që ndodhen në mjediset e përcaktuara.

 

2. DEKLARATË

I.S.A njeh e pranon të gjitha detyrimet e veta, për sa është praktike dhe e arsyeshme, të sigurojë shëndetin, sigurinë dhe  mirëqenien e të gjithë punonjësve, të kontraktorëve dhe të gjithë palëve të tjera të ndikuara nga veprimtaria e ISA-s.

 

  1. 3.      BAZA LIGJORE

Baza ligjore mbi te cilën ushtron aktivitetin I.S.A është:

  1. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
  2. Kodi i punës,
  3. Ligji nr. 75/2014 për Shërbimin Privat të Sigurisë Fizike,
  4. Ligjet përkatese për Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore,
  5. Aktet ligjore dhe nënligjore, VKM, Urdhëra dhe Udhëzime
  6. Kodi i shendetit dhe Sigurise në punë .

 

Te gjitha sëbashku dhe vecmas sanksiononjnë qartë dhe janë udhërrëfyes per detyrimet dhe të drejtat e kompanisë, të punonjësve, klientëve,  mardhënies me të tretët dhe Institucionet Shtetërore me të cilat kompania jonë bashkëpunon.

Zbatimi me përpikmeri i bazës ligjore të mësipërme është imperative, nuk negociohet vetëm zbatohet.

Prandaj, çdo shkelje bart pasoja sipas legjislacionit në fuqi dhe mund të ndëshkohet me masa disiplinore, deri në ndërprerjen e marrëdhënieve të punës ne mënyrë të njëanshme apo dhe masa të tjera më drastike siç është raportimi pranë institucioneve ligjzbatuese

 

  1. 4.      OBJEKTIVA

Ne synojmë:

Të ofrojmë burime adekuate për mbarëvajtjen e SH&S-së.

Të kryejmë vlerësimin e riskut dhe rishikimin e tij për të patur gjithmonë një vlerësim të në kohë.

Ofrimi dhe mbarëvajtja e sistemeve të sigurta të punës të cilat nuk përbëjnë rrezik për shëndetin.

T’u japim punonjësve informacione, udhëzime, trajnimet e nevojshme për të siguruar që të ruhet  SH&S e tyre dhe e të tjerëve që mund të preken nga veprimet e tyre në punë.

 

Që të sigurohet se kjo politikë është efektive, kompania

Rishikon çdo vit politikën, ose sa herë që ka ndryshime të qenësishme të veprimtarisë tregtare.

Këto ndryshime u komunikohen punonjësve tanë.

Ruajtja e procedurave të zinxhirit të informacionit për komunikim dhe konsultim në të gjitha nivelet për tema të tilla si shëndeti, siguria dhe mirëqenia e mbarëvajtja.

 

  1. 5.      TRAJNIME

Të gjithë punonjësit marrin trajnime të përshtatshme sipas përgjegjësive të tyre, në përputhje me Politikat për SH&S dhe Rregulloret e Punës. Do të zhvillohen trajnime konkrete për situatat e mëposhtme, dhe jo vetëm për:

Trajnim orientues për punonjësit e rinj të kompanisë lidhur me procedurat e kompanisë, etj.)

Seanca Ndërgjegjësuese për SH&S, me pjesëmarrje nga të gjithë punonjësit.

Trajnim për ndihmën e parë, me lektorë nga Kryqi i Kuq Shqiptar.

Trajnim i punonjësve për kundërpërgjigjen ndaj situatave me rrezikshmëri të lartë (zjarr, përmbytje, aksidente e incidente, etj.) Trajnimi zhvillohet nga PMNZHS (Shërbimi i Zjarrfikësve).

 

6.   MJEDISI I PUNËS

I.S.A stimulon mjedis pune me tolerancë zero ndaj sjelljeve verbale dhe fizike që ngacmojnë, shkëputin ose ndërhyjnë në mënyrë të padrejtë tek puna e të tjerëve. Parandolohet krijimi i një mjedisi frikësues, ofensiv ose armiqësor, ndalet diskriminimi i personave të tjerë në bazë të racës, grupit etnik, ngjyrës, gjinisë ose të besimit. Këtu përfshihet edhe fakti që punonjësi duhet t’i sjellë në vëmendje drejtuesit/drejtuesve çdo problematikë që lidhet me sigurinë fizike dhe materiale të lidhur me punën – punonjësve u jepet garancia që ndaj tyre nuk do të ketë hakmarrje, ndërkaq, çështja do të marrë konsideratë të veçantë.

 

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË PËR SIGURINË VETJAKE

Për I.S.A, Politika e SH&S është pjesë përbërëse dhe e pandashme e kompanisë sonë. Kësisoj:

Sigurohet sigurim shëndetësor i përshtatshëm.

Ofrohen informacione dhe udhëzime të përshtatshme për punonjësit.

Miratimi i planit të ekzaminimit mjekësor të punonjësve.

Kompania siguron ekzaminimin mjekësor çdo gjashtë muaj. Punonjësit që punojnë në kushte të vështira, i nënshtrohen ekzaminimeve të specializuara shtesë, jashtë planit 6-mujor.

Ofrimi i sigurimit shëndetësor suplementar dhe sigurim jete, ku shihet e nevojshme.

 

Drejtuesit në nivelin e lartë dhe të mesëm [mbikëqyrës] të drejtimit janë përgjegjës për sa më poshtë:

Zbatimin e kësaj politike brenda fushës së tyre të veprimtarisë, duke u kushtuar vëmendje punonjësve të tyre.

Sigurimin që punonjësit e rinj marrin njohuritë e duhura për sigurinë vetjake dhe procedurat e emergjencës e të gatishmërisë.

Garantimin që asnjë person nuk do të lejohet të punojë për kompaninë tonë pa marrë të gjithë instruktimin e nevojshëm.

Sigurimin që çdo punonjës është familjarizuar me vendndodhjen e të gjithë pajisjeve dhe aparaturave për shuarjen e zjarrit, pikat e ndezjes së alarmit, procedurat operative të tyre dhe komunikimin me sallën e kontrollit (komandën tonë).

 

 

KONTRAKTORËT

Të gjithë kontraktorëve që punojnë me kompaninë tonë u kërkohet të veprojnë në pajtim me kuadrin ligjor përkatës për SH&S-në. Kontraktorët janë përgjegjës për fuqinë punëtore të tyre dhe për të siguruar që puna të kryhet në mënyrë të sigurt.

PËRGJEGJËSITË E PUNONJËSVE

Çdo punonjës është përgjegjës për SH&S-në, si për kujdesin vetjak ashtu edhe të të gjithë të tjerëve që mund të preken nga veprimet e tyre në punë.

Punonjësit asesi nuk duhet të keqpërdorin ose të dëmtojnë qëllimisht çdo artikull në të mirë të SH&S-së, pasi ato janë të evidentuara si prona të kompanisë.

Çdo punonjës duhet të përdorë uniformë dhe pajisje sigurie në mënyrën e duhur.

Çdo punonjës duhet të punojë në përputhje me udhëzimet për SH&S-në ose sipas trajnimeve të marra.

Asnjë punonjës nuk duhet të kryejë detyra për të cilat ai/ajo është i autorizuar.

Çdo punonjësi i kërkohet t’i sjellin në vëmendje personit përgjegjës çdo mangësi të perceptuar në organizimin e sigurisë.

Të gjithë punonjësit duhet me doemos të familjarizohen me këtë politikë.

 

KONSULTIME DHE TRAJNIME

Drejtuesit e I.S.A zotohen të përfshijnë punonjësit e të gjitha niveleve për mbarëvajtjen e standardeve të SH&S-së dhe t’u japin informacione, udhëzime dhe trajnime adekuate.

 

MJEDISI

Në rang kompanie, ne përcjellim mesazhin e kujdesit për mjedisin dhe nxitim sjelljet e stafit dhe të kontraktorëve që e promovon këtë kredo, që në kuptimin praktik përkthehet si:

Kategori të përzgjedhura automjetesh që janë kanë përdorim efiçent të karburantit

Përdorimin e komunikimeve joshkresore nëpërmjet e-mailit

E gjithë sasia e letrës dhe e kartuçave të përdorura dërgohen për riciklim

 

HETIMI I INCIDENTEVE NË PUNË

Është pjesë e politikës tonë që të hetohen:

Të gjitha incidentet me rezultat raportimin e lëndimit/ plagosjes ose të dëmtimit të aseteve

Të gjitha incidentet, sado të vogla qofshin ato.

 

PËRDORIMI I ALKOOLIT DHE I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Tejkalimi i përdorimit të alkoolit dhe i substancave narkotike ka implikime të rënda për përdoruesit dhe në punën e tyre, sidomos në situata me rrezikshmëri.

Ndalohet rreptësisht përdorimi i alkoolit në mjediset e punës.

Nëse konstatohet se punonjësi merr drogë në mjedisin e punës gjendet fajtor për sjellje me shkelje të rënda, dhe do t’u nënshtrohet masave disiplinore përgjegjëse.

Nëse konstatohet se punonjësi është nën veprimin e alkoolit ose të drogës, kërkohet largimi i tij/saj nga mjedisi i punës, gjendet fajtor për sjellje me shkelje të rënda, dhe do t’u nënshtrohet masave disiplinore përgjegjëse.

 

MJEDISI I BRENDSHËM

Ku shihet e arsyeshme, ndërtesa dhe mjedisi i brendshëm do të përshtatet sipas nevojave të personave me aftësi të kufizuara.

Është pjesë e politikës sonë të punës që të tejkalojmë minimumin e kërkesave të SH&S me ligj dhe të synojmë të ofrojmë një mjedis pune që është komod dhe njëherazi gjithnjë e më efikas për punonjësit.

 

PAJISJET PERSONALE TË MBROJTJES (PPM)

Sipas nevojës dhe në bazë të veprimtarisë së punës, punonjësit furnizohen me pajisje personale të mbrojtjes.

Punonjësit marrin trajnime për përdorimin e sigurt, ruajtjen, mbajtjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve përkatëse përpara se të marrin në dorëzim pajisjet. Marrja në dorëzim dokumentohet në kartelë dhe në regjistër ku jepet përshkrimi i hollësishëm i artikullit të dhënë. Kartela/regjistri nënshkruhet nga punonjësi në çastin e marrjes se pajisjes. Një kopje shkresore mbahet në dosje.

Punonjësit kanë detyrim ligjor të mbajnë PPM  kudo e kurdo që kërkohet.

Në rast dëmtimi ose humbje të PPM-së, punonjësi i raporton mbikëqyrësit/përgjegjësit të drejtpërdrejtë sapo të jetë e sigurt, e mundur e praktike. Ata që nuk veprojnë në këtë formë, u nënshtrohen masave disiplinore.

Nëse është rast i përsëritur, mund të konsiderohet si sjellje me shkelje të rënda.

 

VLERËSIMI I RISKUT

Përfaqësuesi dhe Drejtori Teknik për SH&S-në zbatojnë dhe dokumentojnë vlerësimin formal të riskut. Përveç tyre, nga punonjësit kryhen vlerësime risku në vijueshmëri gjatë realizimit të detyrave të punës.

Metodat do të vendosen në atë formë saqë minimizohet rreziku i lëndimit/plagosjes vetjake ose e të tjerëve në punë, në rast se punonjësi nuk ka njohuri të mjaftueshme për rreziqe të caktuara.

Kompania rifreskon masat e parashikuara në mënyrë periodike, duke marrë parasysh çdo ndryshim në rrethana të cilat mund ta përmirësojnë që nga burimi situatën aktuale, vlerësimin e riskut dhe uljen e rrezikut.

Ne kryejmë vlerësime të përshtatshme dhe të kënaqshme të rrezikut ndaj SH&S-së të punonjësve tanë dhe të tjerëve që mund të ndikohen nga veprimtaria e punës sonë.

 

BASHKËPUNIMI ME KLIENTËT TANË

Punonjësit familjarizohen përherë me procedurat e klientit tonë porsa futen në ambiente, sidomos me procedurat e përgjithshme për hyrje-daljet nëpër ambiente, procedurat e emergjencës dhe veprimtaritë e tjera të punës me rrezik të lartë. Procedurat dhe udhëzimet specifike zbatohen gjatë gjithë kohës së qëndrimit në ambientet e klientit.

 

MASA DISIPLINORE.

Politika e kompanisë është “tolerancë zero” për çfarëdolloj sjellje që shkel Politikat e Shëndetitdhe Sigurisë ose udhëzimet e kompanisë. Në këtë mënyrë, kompania ka si synim që të parandalojë shfaqjen e sjelljes që nuk përputhet me kodin ose udhëzimet e praktikave të biznesit dhe të ndalojë çfarëdolloj sjelljeje të tillë që mund të ndodhë, sa më shpejt që të jetë arsyeshmërisht e mundur pas zbulimit të saj.

 

Kodi i Sjelljes së I.S.A së është pjesë përbërëse e kushteve të përgjithshme të punësimit. Prandaj, çdo shkelje e Politikave te Shëndetit dhe Sigurisë së International Security Albania bart pasoja sipas Kodit të Punës dhe mund të ndëshkohet me masa disiplinore, deri ne ndërprerjen e marrëdhënieve të punës ne menyre te njëanshme.