• +355 684850060
  • info.isalb@gmail.com

Misioni dhe Vizioni

MISIONI

Misioni i International Security Albania (I.S.A) është që t’u sigurojë klientëve shërbime cilësore në fushën e sigurisë, nëpërmjet teknologjisë së lartë dhe përvojës, duke ju mundësuar klientëve të ushtrojnë aktivitetin e tyre pa u shqetësur për sigurinë e tyre.

Ne mbajmë dhe do zhvillojmë më tej një komunikimim të drejtpërdrejtë dhe transparent me klientët tanë duke krijuar linja të forta komunikimi dhe përkushtimi ndaj tyre.

Ne kemi angazhim te lartë për kujdesin ndaj punonjesve tanë, pasi ata janë në fund të fundit përgjegjësit e drejtepërdrejtë për suksesin tonë. Ne kërkojmë të krijojmë një mjedis ku çdo punonjës shpërblehet në bazë të kontributit të tij duke bashkuar përpjekjet tona për sukses të përbashkët.

Punojmë me përgjegjësi ligjore dhe sociale për një biznes që rritet vazhdimisht dhe kontribuon për një jetë më të mirë, më të sigurtë, për klientët, punonjësit , partnerët, dhe komunitetin duke qenë nje hap përpara të tjerëve dhe duke udhëhequr këtë treg drejt standarteve më të larta profesionale.

VIZIONI

Ne kemi si qëllim të ofrojmë standardet më të larta të kujdesit profesional dhe mbrojtjes së klientëve në sektorin publik dhe privat. Ne besojmë së ofrimi i shërbimeve më të fundit në fushën e sigurisë mbështetet në vlerat e integritetit, besueshmërisë dhe besimit të ndërthurura me ekspertizën dhe përvojën në sigurim për realizimin e zgjidhjeve me kosto efektive. Fokusi ynë përqendrohet tek profesionalizmi, ne kemi vizionin dhe angazhimin të qëndrojmë tërësisht të përkushtuar ndaj klientëve tanë të cilëve iu shërbejmë me integritet dhe profesionalizëm. Filozofia jonë është të mbajmë komunikim të vazhdueshëm dhe të sinqertë me klientët dhe punonjësit tanë.

Vizioni mbi të cilin është ngritur kompania:

  • Profesionalizmi, cilësia dhe integriteti
    Konfidencialitetit i klientëve dhe qasja diskrete ndaj tyre
    Respekti për të drejtat e njeriut dhe ligjin
    Mbështetja për permirësimin e tregut në fushën e sigurisë
    Kujdesi ndaj secilit punonjës.

Për klientët tanë, ne do të vazhdojmë të ofrojmë shërbimin më cilësor dhe të vlefshëm. Për punonjësit tanë, ne do të vazhdojmë të ofrojmë një vend pune gjithnjë e më shpërblyes dhe të orinetuar nga rezultatet që njeh dhe vlerëson kontributin e tyre. Kompania jonë zbaton proçedura të qarta dhe të mirë-përcaktuara të Kodit të Etikës dhe të Shëndetit dhe Sigurisë në punë.