• +355 684850060
  • info.isalb@gmail.com

Shprehje Interesi

SHËRBIMI PRIVAT I SIGURISË FIZIKE
INTERNATIONAL SECURITY ALBANIA

Adresa: Bulevardi “Zogu i Parë”përballë Cirkut të Tiranës, pallati 55/1, kati i dytë, Tel&fax +355 44 52 5107
Cel: +355 68 20 90 002 www.isecurity.al info@isecurity.al info.isalb@gmail.com

SHPREHJE INTERESI

Te nderuar zoterinj!

Une jam Artan Cuku, dhe sëbashku me një grup Drejtuesish të Lartë të Policisë së Shtetit, Inteligjencës dhe Forcave Speciale të Ushtrisë kemi krijuar dhe drejtojmë një kompani në fushën e Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike që quhet “International Security Albania”.

Ne jemi një kompani lider në fushën e Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike në Shqipëri. Jemi kompani lider përsa i përket menaxhimit të rrezikut, pasi ne i ofrojmë shërbimet tona të sigurisë në mjedise me rrezikshmëri të lartë, duke demonstruar sukses aty ku kompani të tjera në këtë fushë kanë dështuar.

Punojmë me përgjegjësi ligjore dhe sociale për një biznes që rritet vazhdimisht dhe kontribuon për një jetë më të mirë, më të sigurtë, për klientët, punonjësit, partnerët, dhe komunitetin duke qenë nje hap përpara të tjerëve dhe duke udhëhequr këtë treg drejt standarteve më të larta profesionale.

Në themel të shërbimeve tona të janë vlerat e integritetit, besueshmërisë dhe besimit të ndërthurura me ekspertizën dhe përvojën na lejojnë realizimin e zgjidhjeve te sigurisë me kosto sa më efektive.

Ne jemi krenarë dhe mirënjohes për bashkëpunimin tonë në të shkuarën e në të tashmen me kompani të rëndesishme dhe të sukseshme me asete në qindra miliona Euro të cilat ia kanë besuar sigurinë kompanisë tonë si:

 

Krujë, Erdat Lura Hec-Et “Lura 1”, “Lura 2” Ei’Lura 3 Dibër, Fabrika e Pasurimit të Ferrokromit Burrel, ARMO Ballsh, DECO-System Tiranë, ALUIZNI – Tiranë, “Malla” Hec-I Gjurre RecDibër, Hec-I “Teodori 03” – Bulqizë. “Hako”- Tiranë, American Hospital 2 Tiranë, Alba-Shoes Laç dhe Vlorë, Radio Maria- Tirane, EGI-K Bulqize, Aris Albania Bulqiz, Besa Agro InvestTiranë, SICRED Tiranë, BRUNES -Fier, Drejtoria e Pergjithsme e Radio Televizionit Shqiptar – Tiranë, Drejtoria e Stacioneve Trasmetuese RTV Tiranë, Radio Stacioni Kashar Tiranë, Stacioni TV dhe FM Dajt- Tiranë , Radio Stacioni Fllake- Durres, Radio Stacioni Shijak- Durres, Qendra Radio RELE Qafe-Shtame Durres, Drejtoria e Pergjithshrne Hekurudhes Durres, Stacioni Hekurudhor Durres, Autoriteti Shendetesor RajonaI Tirane (ASHR) , Drejtoria e Sherbimit Paresor (DSHP), Urgjencat Tirane, Q.K.SH.M Nr.1, Q.K.SH.M Nr.2, etj.

Reputacioni ynë është një rezultat i drejtpërdrejtë i angazhimit tonë për të ofruar shërbime që plotësojnë standarde të larta etike dhe profesionale, udhëhiqemi nga parime të larta ndershmërie, integriteti dhe besueshmërie.

Besueshmëria, angazhimi dhe profesionalizmi na kanë mundësuar që të jemi kompania e sigurise me e mire në Shqipëri, me përshtatjen e shërbimeve të sigurisë ndaj nevojave të klientit dhe realizimin e shërbimeve të sigurisë në shumë zona me rrezikshmëri të lartë

Kompania jonë zbaton me rigorozitet praktika të qarta dhe të mirë-përcaktuara të Kodit të Etikës, Rregulloreve, Politikave të Shëndetin dhe Sigurisë në Punë, praktikave Anti Korrupsion dhe Mbrojtjes së të Dhënave.

Do të deshiroja t’Ju ofroja shërbimet e sigurisë te kompanisë tonë duke u angazhuar në zgjidhjen e të gjithë problemeve të sigurisë, cilatdo qofshin kërkesat tuaja për shërbime sigurie.

Besojani sigurinë Tuaj Sh.P.S.F International Security Albania.