• +355 684850060
  • info.isalb@gmail.com

Kodi i sjelljes

  1. 1.      PARIME TE PERGJITHSHME

Fokusi ynë përqëndrohet tek profesionalizmi; ne kemi ambicien të qëndrojmë tërësisht të përkushtuar ndaj klientëve tanë të cilëve i shërbejmë me integritet dhe profesionalizëm. Filozofia jonë është të mbajmë komunikim të vazhdueshëm dhe të sinqertë me klientët tanë punonjësit tanë.

Sipas nesh, te gjitha aktivitetet ekonomike duhet të orientohen drejt solidaritetit social dhe mbështetjes tek vetvetja. International Security Albania është një kompani lider në tregun e sherbimeve te sigurise ne Shqiperi. Roli ynë në botën e biznesit karakterizohet nga përgjegjësia ndaj klientëve, punonjësve, si dhe shoqërisë në përgjithësi

Ne kemi angazhim të lartë për kujdesin ndaj punonjësve tanë, pasi ata janë në fund të fundit përgjegjësit e drejtpërdrejtë për suksesin tonë. Ne kërkojmë të krijojmë një mjedis ku çdo punonjës shpërblehet në bazë të kontributit të tij duke bashkuar përpjekjet tona për sukses te përbashkët .

 

Roli i Kompanive Private të Sigurisë (KPS-të) po merr rëndësi dhe shtrirje gjithnjë e më të madhe falë natyrës evolutive të rrezikut global.

Kompanitë Private të Sigurisë punojnë në mjedise të vështira dhe të rrezikshme. Pajtimi me këtë kod përbën garanci për të patur standard pune, profesionalizëm dhe cilësi për:

 

  • Klientët
  • Punonjësit
  • Konkurrentët
  • Kompanite nderkobetare
  • Qeverine dhe institucionet saj
  • Individët

 

  1. 2.      BAZA LIGJORE

Baza ligjore mbi te cilën ushtron aktivitetin I.S.A është:

  1. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
  2. Kodi i punës,
  3. Ligji nr. 75/2014 për Shërbimin Privat të Sigurisë Fizike,
  4. Ligjet përkatese për Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore,
  5. Aktet ligjore dhe nënligjore, VKM, Urdhëra dhe Udhëzime
  6. Kodi i shendetit dhe Sigurise në punë .

 

Te gjitha sëbashku dhe vecmas sanksiononjnë qartë dhe janë udhërrëfyes per detyrimet dhe të drejtat e kompanisë, të punonjësve, klientëve, mardhënies me të tretët dhe Institucionet Shtetërore me të cilat kompania jonë bashkëpunon.

Zbatimi me përpikmeri i bazës ligjore të mësipërme është imperative, nuk negociohet vetëm zbatohet.

Prandaj, çdo shkelje bart pasoja sipas legjislacionit në fuqi dhe mund të ndëshkohet me masa disiplinore, deri në ndërprerjen e marrëdhënieve të punës ne mënyrë të njëanshme apo dhe masa të tjera më drastike siç është raportimi pranë institucioneve ligjzbatuese.

 

  1. 3.      PËRPUTHSHMËRIA ME KODIN E SJELLJES

Kodi i Sjelljes së International Security Albania  është një grup normash që rregullon marrëdhëniet e përditshme të biznesit. Qëllimi për fitim nuk mund të justifikoje shkeljet e ligjit dhe Kodit të Sjelljes së kompanise tone.

Kodi i sjelljes së I.S.A -së  përcakton vlerat kryesore të   kompanisë tonë,  dhe vë themelet e një kulture që është në përputhje me ligjin dhe i orientuar drejt parimeve etike. Ai siguron që sjellja jonë në marrëdhëniet e biznesit dhe çështjeve etike të jetë në përputhje me standardet më të larta, të cilat mbështeten tek:

  • Zbatimi i ligjit
  • Fokusimi te klientet
  • Profesionalizmi
  • Cilësia
  • Respekti reciprok
  • Ndershmëria
  • Mundesite e barabarta
  • Respektimi i të drejtave të njeriut
  • Përzgjedhja, trajnimi dhe verifikimi i personalitetit i punonjësve
  • Transparenca

 

  1. 4.      MARDHENIET NE PUNE

Ne përpiqemi që të kemi marrëdhënie pune të suksesshme.

Në kompanine tonë ne krenohemi me përkushtimin e fuqishëm personal të njerëzve tanë dhe arritjet e shkëlqyera që janë rezultat i këtij përkushtimi. Por ky nivel bashkëpunimi mund të arrihet vetëm në një klimë besimi, respekti dhe komunikimi të sinqertë. Të gjitha veprimet tuaja me kolegët, vartësit dhe eprorët duhet të kryhen në frymën e partneritetit, ku sjellja e çdo individi udhëhiqet nga përkushtimi parësor ndaj sjelljes etike dhe suksesit të kompanisë

Njerëzit që punojnë në harmoni dhe të përqendruar në një sërë objektivash të përbashkëta janë forca lëvizëse e biznesit tonë.

Asnjë punonjës nuk mund të vendosë përparësitë e tij përpara atyre të kompanisë. Marrëdhëniet tuaja me ata që punoni ose mbikëqyrni duhet të nxisin etikë duke u bërë shembull i mirësjelljes, drejtësisë dhe ndershmërisë gjatë punës me të tjerët.

 

  1. 5.      DETYRIMI PËR TË RAPORTUAR SHKELJET

Në qoftë se punonjësit janë në dijeni për shkeljet e kodit të etikës International Security Albania, ata duhet ta raportojnë çështjen tek Administratori. Punonjësit mund të zgjedhin t’i raportojnë shkeljet tek drejtpeërsëdrejti edhe në mënyrë anonime. Të gjitha raportimet trajtohen si konfidenciale. Raportimet mund të bëhen në çdo formë të mundshme komunikimi, përfshirë raportet e shkruar anonimë.

 

  1. 6.      RESPEKTI RECIPROK

Ne i respektojmë mendimet e të tjerëve, dinjitetin e tyre personal,  dhe të drejtat individuale. Ne nuk tolerojmë asnjë lloj diskriminimi dhe ngacmimi per shkak te kombësisë, kulturës, orientimit seksual, moshës fese, ngjyrës së lëkurës, apo paaftësisë fizike të personit. Marrja në punë, ngritja në detyrë/promovimi dhe vlerësimi i punonjësve bazohen vetëm në kriterin e orientuar në përmbushjen e detyrës.

 

  1. 7.      KONFLIKTI I INTERESIT

Të gjithë punonjësit duhet të sigurojnë se interesat e tyre nuk janë në konflikt me detyrat e tyre përballë International Security Albania , apo klientëve të saj. Konflikte të interesit mund të lindin nga mardheniet e afërta(personale) ndërmjet punonjësve dhe klientëve, përfaqësuesve të partnerëve të biznesit apo punonjësve tjerë. Konfliktet potenciale të interest, në veçanti mund të shkaktohen në lidhje me dhuratat, ftesat, dhënien e kontratave, etj

Ju duhet të shmangni çfarëdolloj aktiviteti apo shoqërizimi që bie ndesh ose duket se bie ndesh me ushtrimin e gjykimit tuaj të pavarur në shërbim të interesave më të mira të kompanisë.

 

  1. 8.      MITMARRJA

ISA  nuk toleron asnjë formë të mitmarrjes dhe korrupsionit. Ne nuk tolerojme asnjë lloj mardhenie mitmarjeje, pavarësisht nëse personi që i ofron, apo i kërkon këto avantazhe punon në sektorin publik apo privat.

 

Politika jonë është që të kryejmë të gjitha aktivitetin e biznesit tonë në një mënyrë të ndershme dhe etike . Ne kemi një qasje të zero – tolerancës ndaj mitmarrjes dhe korrupsionit, dhe jemi të angazhuar për të vepruar në mënyrë profesionale , në mënyrë të drejtë dhe me integritet në të gjitha marrëdhëniet tona të biznesit kudo që ne operojmë .

 

Stafi i “International Security Albania" nuk duhet të kalojë autoritetin që ata kanë nga funksioni. Ata janë ligjërisht përgjegjës për punën e tyre brenda ambienteve dhe vendin ku shërbejnë.
Punonjësit ISA kanë përgjegjësi personale për të punuar në mënyrë aktive për të parandaluar korrupsionin, mitmarrjen, konfliktin e interesit në çdo formë, aktive apo pasive. Çdo tentativë duhet të raportohet menjëherë
Punonjësit ISA nuk duhet të premtojnë, të ofrojë ose t'i japë një ryshfet i cili mund te jete në formën e mikpritjes apo një dhuratë që synon të joshe marrësit për të favorizuar kompaninë tonë.
Te gjithe punonjesit e ISA nuk duhet të fshehin ose të jetë pjese e fshehjesse ndonje sjellje të pahijshm.
  1. 9.      MBROJTJA E TË DHËNAVE

Ne veprojmë me kujdes dhe maturi kur marrim, përpunojmë dhe ruajmë informacione (të dhëna financiare, të dhëna teknike, të dhëna operacionale, informata për klientin, etj.). Në këtë aspekt, ne mbështetemi në standardet dhe procedurat specifike të ruajtjes së të dhënave dhe I parandalojmë personat e pautorizuar të mund të shohin, shfrytëzojnë, ndryshojnë apo shkatërrojnë këtë informacion.

 

  1. 10.  KONFIDENCIALITETI

Cdo informacion të klientëve e trajtojmë si  tejet konfidencial. Në parim ne nuk ia kalojmë asnjë të dhënë të klientit palëve të treta. Përjashtimet janë lejuar vetëm nëse klienti paraprakish ka dhënë pëlqimin e tij/saj me shkrim, ose nëse kemi kërkesë për informacion nga institucionet shtetërore dhe autoritetet ligjzbatuese.

 

  1. 11.  KLIENTËT

Duke njohur klientët tanë, reputacionin dhe pozitën e tyre si dhe natyrën e aktiviteteve të biznesit të tyre, ne përpiqemi të arrijmë cilësinë më të mirë të mundëshme të shërbimeve. Pasi ne respektojmë objektivat investuese dhe vendimet e klientëve tanë, ne po ashtu sigurojmë që nuk përfitojmë nga praktikat e biznesit të paligjshëm, siç është financimi i terrorizmit, pastrimi i parave, evazioni fiskal apo mashtrimi.

 

  1. 12.  RUAJTJA E INFORMACIONIT TË I.S.A

Ne e mbrojmë informacionin e rezervuar të kompanisë.

Çfarëdolloj informacioni të papublikuar financiar ose në lidhje me çmimet, lista të punonjësve, shitësve dhe klientëve si dhe informacion në lidhje me kërkesat, preferencat,  ofertat, vetitë e biznesit dhe planet e klientëve eshte i klasifiuar.

• Ndalohet dhënia e këtij informacioni punonjësve të tjerë të ISA përveç rasteve sipas “nevojës për ta ditur” ose “nevojës për ta përdorur”.

• Ndalohet dhënia e këtij informacioni personave jashtë I.S.A.

• Ndalohet përdorimi i këtij informacioni për përfitimin tuaj ose për përfitimin e personave jashtë I.S.A.

Në qoftë se largoheni nga I.S.A, detyrimi juaj për mbrojtjen e informacioneve të tjera të rezervuara vazhdon derisa ky informacion të bëhet publik ose kur ISA nuk e konsideron më si informacion te rezervuar. Korrespondenca, materialet e printuara, informacioni elektronik, dokumentet ose regjistrat e çfarëdolloji, njohuritë specifike të procesit, procedurat, metodat e veçanta të kryerjes së punëve nga ISA, qofshin konfidenciale ose jo, janë të gjitha pronë e kompanisë dhe duhet t’i mbeten asaj.

 

  1. 13.  ASETET E ISA

Asetet, mjediset dhe shërbimet e kompanisë duhen përdorur vetëm për qëllimet e duhura të ligjshme dhe të autorizuara. Ndalohet rreptësisht vjedhja e parave, pronës dhe shërbimeve, pajisjeve, sistemeve,

 

  1. 14.  BURIMET E TEKNOLOGJISË DHE INFORMACIONIT TË I.S.A

Burimet e Teknologjisë së Informacionit të ISA duhet t’i përdorini me përgjegjësi dhe në përputhje me kodin dhe të gjitha udhëzimet e tjera të kompanisë duke përfshirë, mbrojtjen e të dhënave, informacionin konfidencial dhe të rezervuar, dhe të drejtat e pronës intelektuale. Në burimet e teknologjisë së informacionit të ISA përfshihen të gjitha pajisjet kompjuterike që janë pronë e kompanisë apo janë marrë me qera prej saj, pavarësisht nga vendndodhja fizike, duke përfshirë, por duke mos u kufizuar në kompjuterat personalë, serverat e rrjetit, hyrjen në internetin, intranetin e I.S.A dhe pajisjet për kontaktin me email. Këtu përfshihen gjithashtu sekretaria telefonike dhe sistemet e tjera të komunikimit me zë, fakset, telefonat, celularët, etj.

   

Ndalohet dërgimi i mesazheve ngacmuese, diskriminuese, përgojuese, mashtruese ose kërcënuese duke përfshirë ato që flasin në mënyrë ofenduese për racën, seksin, moshën, orientimin seksual, fenë, bindjet politike, origjinën, invaliditetin, prejardhjen etnike, statusin shoqeror

Ndalohet dërgimi, marrja apo ruajtja e çfarëdolloj forme komunikimi apo materialesh ofenduese.

Ndalohet shpërndarja e paautorizuar e informacionit të rezervuar, konfindencial ose të informacionit te kompanise apo klientëve apo konkurentëve

Ndalohet shkaktimi ose lejimi i thyerjeve të sigurisë ose ndërhyrjeve të komunikimit në rrjet dhe/ose dhënia në mënyrë të papërshtatshme e fjalëkalimit tuaj personave të tjerë ose lejimi i personave të tjerë që të përdorin fjalëkalimin tuaj.

 

Përveç rasteve kur kufizohet me ligj të posaçëm, I.S.A  rezervon të drejtën që të monitorojë pajisjet, sistemet dhe aktivitetet e rrjetit duke përfshirë, por jo duke u kufizuar në, email-in, sekretarinë telefonike, përdorimin e internetit dhe ndonjë informacion të ruajtur, në rrethanat e duhura dhe sipas ligjeve përkatëse.

 

  1. 15.  KONTRIBUTET POLITIKE

Ne nuk japim kontribute politike. Ne nuk angazhohemi politikisht.

Asnjë fond ose aset i kompanisë nuk mund të përdoret për kontribute ndaj çfarëdo lloj partie politike apo kandidati, qoftë lokal apo qendror, i pavarur ose jo.  Kontributi politik përfshin si kontributet direkte (d.m.th. me para) ashtu edhe ato në mallra e shërbime. Kontributet në mallra e shërbime përfshijnë punën vullnetare nga njerëzit e I.S.A brenda orëve normale të punës dhe përdorimin e ambienteve të ISA për grumbullimin e fondeve ose qëllime politike.

 

  1. 16.  MJEDISI

Kompania është e përkushtuar ndaj mbrojtjes së mjedisit. Prandaj secili prej nesh duhet të zbatojë me rigorozitet ligjet dhe rregullat përkatëse për mjedisin dhe politikat publike që përfaqësojnë.

Asnjë punonjës në kompani nuk ka autoritet që të përfshihet në veprime që nuk janë në përputhje me këtë politikë.

R ËDNIETE MJEDISIN

  1. 17.  POLITIKA KUNDËR HAKMARRJES

Asnjë veprim disiplinor nuk do të ndërmerret kundrejt askujt që ankohet, raporton, merr pjesë ose ndihmon në hetimin e një shkeljeje të dyshuar të kodit të sjelljes, përveç rastit kur akuza e bërë ose informacioni i dhënë vërtetohet se është i rremë në mënyrë të qëllimtë. ISA do të ruajë konfidencialitetin e të gjitha ankesave.

 

  1. 18.  POLITIKA E SHËNDETIT DHE SIGURISË NË PUNË

International Security Albania njeh detyrimin për sigurimin e jetës dhe shëndetit, mbarëvajtjen dhe sigurinë e të gjithë punonjësve të saj, të kontraktorëve dhe të gjithë palëve të tjera të prekura nga veprimtaria e saj.

  • Ofrimi i burimeve të përshtatshme për ruajtjen e shëndetit dhe sigurinë.
  • Realizimi i vlerësimit të rrezikut dhe rishikimi periodik i tij për të garantuar që ky vlerësim mbetet aktual dhe i zbatueshëm sipas detyrave të punës.
  • Njohja e punonjësve me këto informacione, udhëzime, trajnime dhe mbikëqyrja e tyre, sipas nevojës, për të garantuar mbarëvajtjen, shëndetin dhe sigurinë në punë, të tyren dhe të të tjerëve që mund të preken nga veprimtaria e tyre.
  • Garantimi që të gjitha pajisjet dhe aparaturat mbahen në kushte të sigurta.
  • Monitorimi i performancës së sigurisë për të qenë në pajtim me standardet ndërkombëtare.

Kompania bën gjithçka që arsyetohet si e nevojshme dhe e zbatueshme për të ofruar  për të patur:

  • Një mjedis të sigurt pune
  • Metoda dhe sisteme pune të sigurta
  • Një mjedis pune i sigurt dhe i shëndetshëm

 

  1. 19.  MASA DISIPLINORE.

Politika e kompanisë është “tolerancë zero” për çfarëdolloj sjellje që shkel këtë kod ose udhëzimet e kompanise. Në këtë mënyrë, kompania ka si synim që të parandalojë shfaqjen e sjelljes që nuk përputhet me kodin ose udhëzimet e praktikave të biznesit dhe të ndalojë çfarëdolloj sjelljeje të tillë që mund të ndodhë, sa më shpejt që të jetë arsyeshmërisht e mundur pas zbulimit të saj.

 

Kodi i Sjelljes së I.S.A së është pjesë përbërëse e kushteve të përgjithshme të punësimit. Prandaj, çdo shkelje e Kodit të Sjelljes së International Security Albania  bart pasoja sipas Kodit te Punes dhe mund të ndëshkohet me masa disiplinore, deri ne nderprerjen e marrëdhënieve të punës ne menyre te njëanshme.