• +355 684850060
  • info.isalb@gmail.com

Ku Operojmë

SH.P.S.F International Security Albania është regjistruar dhe liçensuar nga QKR, QKL, Ministria e Punëve të Brendshme, Policia e Shtetit, AKEP, etj për të ushtruar aktivitetin e saj në fushën e shërbimit privat të ruajtjes dhe sigurisë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Ofrojmë sherbime sigurie te cdo lloji në skajet më largeta dhe në qendrat e populluara te vendit. International Security Albania” është prezente në 12 qarqet e Shqipërisë dhe me mbulim 100% të territorit. Me prezencë më të madhe në zonat më të thella dhe me rrezikshmëri të lartë në Shqipëri.
Aktualisht këto shërbime po i ofrojmë nga minierat e Bulqizës në bregdetin Jonian, nga Hidrocentralet e Lurës në Bulevardin Deshmorët e Kombit.

“International Security Albania” i kushton vëmendje të veçantë marrëdhënies me komunitetin ku vepron. Shërbimet tona mundësojnë dhënien e kontributit pozitiv ndaj shoqërisë me pjesëmarrje në projekte lokale ku ne gjykojmë se aktiviteti ynë është motivues për komunitetin përreth.

Nëse kërkoni një shërbim sigurie për biznesin tuaj që e keni të shtrirë në shume qytete, ne zona malore apo fushore ne jemi këtu për t’ju vënë në dispozicion planin më të mirë të sigurise me vleresime rreziku periodike duke sugjeruar dhe masat e sigurisë më të përshtashme në varësi të rrethanave, kohës dhe vendit, me staf të trajnuar dhe çertefikuar, me drejtues të dedikuar dhe profesionist duke ju mundësuar përqëndrim vetem në zhvillimin e mëtejshëm të biznesit tuaj pa u shqetësuar për sigurinë. Me sigurinë tuaj merremi ne, profesionistët e vërtetë të saj.

albaniamap1